Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 14:32
Moviola e Poloni-Argjentinë/ Topi ende në lojë, penalltia për amerikano-jugorët ishte e rregullt (VIDEO)
Penalltia e akorduar në favor të Argjentinës ngjalli një sërë diskutimesh mbi vlefshmërinë e saj, por në bazë të rregullores vendimi i holandezit Makelie ka qenë i saktë.
Në momentin e ndërhyrjes së Sheznit, topi ishte ende në lojë dhe edhe pse realisht ishte i paarritshëm për secilin prej lojtarëve, për sa kohë projeksioni vertikal i sferës në tokë ishte ende brenda fushës, atëherë vërshëllima për penallti nuk mund të shmangej.
Makelie u thërrit nga VAR-i për ta konsultuar rastin në monitor dhe në fund vendimi i arbitrit rezultoi i duhuri, pavarësisht se nuk pati ndikim në rezultat, me Sheznin që arriti të ndalonte goditjen e Mesit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"