Moviola e Partizani-Egnatia/ Penalltia e drejtë, por Beqiraj s’del pa “u lagur” (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2023 | 14:47

Moviola e Partizani-Egnatia/ Penalltia e drejtë, por Beqiraj s’del pa “u lagur” (VIDEO)

Ndeshja mes Partizanit dhe Egnatias, e përfunduar me shifrat 1- 1, ishte mjaft intensive. Gjithsesi, u duk sikur arbitri kryesor, Adrian Beqiraj kërkoi të bëhej me patjetër protagonist. Përveç faulleve të shumtë të dyshimta, ai ka gabuar edhe në një rast, që mund të sillte golin për rrogozhinasit.

bandicam 2023-01-30 19-48-18-067

20′ Pas një rrëmuje në zonë , Partizani pretendon për penallti për një faulli të Paulauskas ndaj Sotës. Beqiraj fillimisht nuk akordon 11-metërsh, por më pas sinjalizohet nga Lata në VAR dhe shkon ta rishohë momentin në VAR.

Pamjet tregojnë se ka një kapje të sulmuesit të Egnatias ndaj mbrojtësit të Partizanit dhe penalltia është evidente. Në këtë rast gjyqtarin e shpëton VAR-i.

55′ Pas një parabole me kokë në mesfushë, Duamena fiton duelin me Menish dhe mësyn drejt portës i vetëm. Arbitri Beqiraj nuk e lejon aksionin të vijojë dhe fërshëllen duke reklamuar një faull të sulmuesit.

Përsëritja tregon se arbitri ka gabuar. Gjithçka duket në kuadrin e një dyluftimi. Beqiraj minimalisht në këtë moment duhej të lejonte përfundimin e aksionit dhe më pas ta rishikonte rastin në VAR.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"