Moviola e Laçi-Tirana/ Cjapi e kalon klasën me teknologji (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2021 | 11:52

Moviola e Laçi-Tirana/ Cjapi e kalon klasën me teknologji (VIDEO)

Ndeshje jokaluese për gjyqtarin Kreshnik Cjapi që në rastin më të diskutueshëm të takimit gabon dhe është VAR-i që e ndëshkon. Kryesori fal disa kartonë të verdhë për Ngonë dhe Behiratçen, ndërsa pjesa tjetër është një mërzitje totale pa ndonjë rast të diskutuar.

VR

MINUTA E 45+1’: Dorë e ngritur e Behiratçes që godet kundërshtarin, me Cjapin që mund të kishte nxjerrë karton të verdhë.

MINUTA E 71-TË: Rast për karton të kuq, Behiratçe bën faull për Guindonë, gjyqtari nuk e ndëshkon mbrojtësin e Tiranës me kartonin e dytë të verdhë. Edhe mund të ndëshkohej.

MINUTA E 80-TË: Ngo bën faull ndaj Roganoviçit dhe mund të kishte të verdhë, por Cjapi vazhdon lojën, duke falur sulmuesin nga kartoni i dytë i verdhë. Të njëjtën gjë e bën edhe në minutën e 83-të, kur anglezi bën faull ndaj Lushkjes.

MINUTA E 86-TË: Top i gjatë për Deliun në zonë, mesfushori shmang Muçën dhe drejtohet në portë, por Bekaj në tentativë për të larguar topin, rrëzon lojtarin e Laçit. Kurbinasit pretendojnë për një penallti. Fillimisht kryesori Cjapi nuk e akordon 11-metërshin, më pas i thirrur ka shkuar te VAR për ta riparë dhe jep penallti të saktë për bardhezinjtë. Cjapi gabon, por e shpëton VAR-i.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"