Postuar: Janar 31, 2023 | 10:39
Moviola e Laçi-Teuta/ Një penallti dhe një gol i anuluar, vendime të drejta nga Kridens Meta (VIDEO)
Ndeshjen e djeshme në Laç e gjykoi Kridens Meta, ndërsa në VAR ishte Juxhin Xhaja. “Panorama Sport” ju sjell dy rastet për moviolë.
15’ Marku gjuan nga brenda zonës dhe pasi topi shkon te portieri, Ziko e pengon. Meta akordon penallti për Teutën mes protestave të kurbinasve. Pamjet filmike tregojnë për vendim të drejtë të kryesorit.
57’ Lorenco Vila shënon një supergol, por anulohet për prekje me dorë të topit nga durrsaku. Vendim i drejtë i arbitrit.
PANORAMASPORT.AL
