Moviola e Laçi-Partizani/ “Vija” e VAR-it vendimtare, mungon një penallti për Mbanë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2023 | 23:05

Moviola e Laçi-Partizani/ “Vija” e VAR-it vendimtare, mungon një penallti për Mbanë (VIDEO)

Juxhin Xhaja u kthye të arbitrojë pas incidenteve për ndeshjen e anuluar mes Kastriotit dhe Bylisit. Kryeqytetasi, bashkë me Florjan Latën në VAR, gabuan në rastin e një penalltie të kërkuar nga Partizani në të 18-ën. Në rastet e tjera që kishin të bënin me pozicionet jashtë loje, kryesorit i erdhi në ndihmë VAR-i.

bandicam 2023-04-16 15-20-26-091

18’ Mba pengohet në zonë. Partizani pretendon për një penallti, por Xhaja vazhdon lojën, ndërkohë që as VAR-i nuk e sinjalizon. Pamjet tregojnë për një duel, ku edhe pse jo me ndonjë forcë të madhe, sulmuesi i Partizanit është penguar nga Velkoski në mënyrë të parregullt. Në këtë rast përveç Xhajës, gabon edhe VAR-i, që pari e rishikon rastin, nuk vendos të sugjerojë kryesorin të shohë rastin të përsëritur në ekran.

38’ Xhaja akordon penallti për Partizanin. Selmani ndërhyn ndaj Da Silvës, që i heq topin dhe fiton kontaktin. Lata në VAR e konfirmon dhe Xhaja vendos të mos shkojë ta shohë. Pamjet tregojnë se Selmani e ka penguar brazilianin dhe 11- metërshi qëndron, duke i dhënë të drejtë kryesorit Xhaja.

41’ Laçi shënon me Guindon. Ka dyshime për një pozicion të mundshëm jashtë loje të afrikanit, ndërkohë që vendimi i VARit vonon tej mase. Goli konfirmohet pas më shumë se pesë minutash, gjë që acaron edhe lojtarët e Partizanit. Të tilla vonesa janë të dëmshme për lojën, por edhe për fizikun e lojtarëve.

56’ Sota shënon me kokë pas një krosimi nga goditja e dënimit. Pas rreth tre minutash, VAR-i anulon golin për një pozicion jashtë loje. Pamjet e tregojnë pak më të avancuar mbrojtësin e Partizanit, por gjithçka është e dyshimtë dhe nuk mbetet gjë tjetër, veçse t’i besojmë VAR-it

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"