Moviola e Kukësi-Teuta/ Vetëm një pretendim për penallti, Cjapi harxhon 5 minuta në VAR (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2023 | 17:11

Moviola e Kukësi-Teuta/ Vetëm një pretendim për penallti, Cjapi harxhon 5 minuta në VAR (VIDEO)

Kukësi dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e javës së 31 të Superiores, në një ndeshje ku të dyja skuadrat kishin rastet e tyre. Shtyllat dhe portierët i kanë mohuar golin skuadrave.

var kukesi teuta

Në Kukës gjyqtar kryesor ishte Kreshnik Cjapi i kolegjiumit të Fierit, ndërsa në sistemin VAR ishin Indrit Myrtja dhe Ilir Tartaraj. Pretendime pati për një penallti nga durrsakët, por nuk u akordua, me arbitrat që morën një vendim të drejtë.

61’ Kombinim mes Kallakut dhe Beqjas, ky i fundit rrëzohet në zonë, por për gjyqtarin Cjapi ka vetëm këndore. Lojtarët durrsakë kërkojnë penallti, por vendësit duan faull në startin e aksionit. Cjapi shkon të shohë në VAR aksionin dhe t’i japë fund dilemave dhe pretendimeve të të dy ekipeve në fushë. Në fund, vendos që ka një ndërhyrje të gabuar ndaj Delimedjac në mesin e fushës, duke bërë “nul” edhe rishikimin në momentin e penalltisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"