Moviola e Kukësi-Skënderbeu/ Anësori nxitoi dy herë me ngritjen e flamurit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 11:44

Moviola e Kukësi-Skënderbeu/ Anësori nxitoi dy herë me ngritjen e flamurit (VIDEO)

Takimi u gjykua nga një treshe e përzier gjyqtarësh me kryesor Olsid Feratajn nga Patosi. Në përgjithësi gjykimi qe korrekt, por nuk munguan as rastet për moviolë.

VR 1

Në minutën e 27-të Zguro i ndërhyn pa top Gjelbrim Taipit nga prapa, arbitri i kursen kartonin e verdhë.

Në minutën e 43-të anësori Qose ngre flamurin për pozicion jashtë loje të Mustës, por përsëritjet e aksionit lanë të kuptohej se asistenti ishte nxituar me vendimin e tij.

Në minutën e 56-të akordohet një pozicion jashtë loje për Mensah, i cili pasi vazhdon aksionin, pason për Berishën që në zonë ndalet gabimisht nga portieri Xhika.

Nëse anësori nuk do të kishte ngritur flamurin për Mensah, mund të pretendohej edhe për penallti për Skënderbeun.

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"