Moviola e Kukësi-Erzeni/ Raste të diskutueshme, VAR-i i vjen tri herë në ndihmë Feratajt (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2023 | 10:25

Moviola e Kukësi-Erzeni/ Raste të diskutueshme, VAR-i i vjen tri herë në ndihmë Feratajt (VIDEO)

“Panorama Sport” ju sjell rastet e diskutueshme në Kukësi-Erzeni.

bandicam 2023-01-22 14-20-12-556

3′ Një nga rastet më të diskutueshëm të sfidës ishte goli i Edi Bashës në fillim, ku edhe pse u akordua gol, më pas ishte sistemi VAR ai që e anuloi vendimin për një pozicion jashtë loje të kroatit.

35′ Dragoshi avancon në zonë, godet drejt portës, me Sadikin që e prek topin me dorë dhe për kryesorin ka penallti. Nuk ndërhyn VARi, përpos protestave të miqve, me Feratajn që duket i bindur në vendimin e tij.

46′ Dyluftim i Iljazit me Dacin në zonë, rrëzohen të dy, me kryesorin që pret VAR-in, pasi ka dyshime për penallti. Nga pamjet duket që të dy lojtarët duelojnë me njëri-tjetrin, por jo në kufijtë e penalltisë.

58′ Nonato godet me kokë dhe Halimi e largon topin pasi ka kaluar vijën fatale. Heziton kryesori të akordojë menjëherë gol, por pas konsultimit me VAR, ndryshon mendim. Topi kishte kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"