Moviola e Kukësi-Dinamo/ Xhaja & CO tregohen të saktë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 14:32

Moviola e Kukësi-Dinamo/ Xhaja & CO tregohen të saktë (VIDEO)

Gjyqtari kryesor, Juxhin Xhaja, pati pak punë në ndeshjen e djeshme. Skuadrat ia bënë edhe më të thjeshtë arbitrave, të cilët e menaxhuan mirë takimin.

VR

I vetmi rast i dyshimtë i takon minutës së 70-të, kur Ibraimi për blutë futet në zonë dhe rrëzohet duke kërkuar penallti.

Pamjet tregojnë se Gjelbrim Taipi nuk e ka prekur fantazistin. Xhaja nuk akordon 11-metërsh, pasi jep faull në favor të Kukësit, pasi sinjalizohet nga anësori Myftari.

Ky aksion kishte nisur pas një faulli të Demirit ndaj Bytyçit dhe pamjet i dhanë të drejtë arbitrit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"