Moviola e Kastrioti-Vllaznia/ VAR-i korrigjon arbitrat e fushës te goli i Aralicës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 9:05

Moviola e Kastrioti-Vllaznia/ VAR-i korrigjon arbitrat e fushës te goli i Aralicës (VIDEO)

Kastrioti-Vllaznia në përgjithësi rezultoi një ndeshje e menaxhuar mirë nga gjyqtarët, ku kryesor ishte arbitri me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji. Gjithsesi, rastet për moviolë nuk munguan, ku VAR-i riparoi gabimin e gjyqtarëve të fushës te goli i tretë i Vllaznisë.

VR

Ja rastet për moviolë në këtë takim:

51’ Gjatë një dyluftimi trup me trup në zonë mes Karakaçit dhe Heriçit, mesfushori shkodran rrëzohet dhe pretendon për penallti, por gjyqtari Jorgji vijon lojën. Vendim i drejtë, pasi gjithçka ishte në kufijtë e lojës së rregullt.

76’ Karakaçi me një ndërhyrje nga prapa pengon Da Silvën në zonë dhe gjyqtari drejton dorën nga pika e bardhë. Edhe në këtë rast Jorgji vendosi drejt, pasi ndërhyrja e gabuar ekzistonte.

83’ Çoba nga këndi shërben në zonë, Bulatoviç me kokë pason te shtylla e dytë për Aralicën, i cili po me kokë e gjuan topin, por që largohet nga portieri Vata. Gjyqtari vijon lojën, por shkodranët protestojnë te Jorgji duke kërkuar gol, pasi topi e kishte kaluar vijën fatale. Pas kontrollit të rastit nga dhoma VAR, arbitri akordon gol për Vllazninë. Në këtë rast ndërhyrja e VAR-it shpëton gjyqtarët në fushë, që nuk akorduan gol fillimisht, por pamjet treguan se topi e kishte kaluar vijën fatale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"