Moviola e Kastrioti-Laçi/ Anulohet një gol, VAR-i nuk ndërhyn te penalltia. Shumë raste të dyshimta në Kamëz (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2023 | 11:10

Moviola e Kastrioti-Laçi/ Anulohet një gol, VAR-i nuk ndërhyn te penalltia. Shumë raste të dyshimta në Kamëz (VIDEO)

Gjatë ndeshjes Kastrioti-Laçi, e fituar nga vendësit 2-1, ka pasur dy raste për moviolë. Kryesor në këtë takim ishte Kreshnik Bajramaj.

bandicam 2023-04-02 16-49-35-938

73’ Greca rrëzohet në zonë pas pengimit nga Ujka. Arbitri Bajramaj është afër aksionit, por vijon lojën. Rast i dyshimtë, pasi kontakti ekziston mes lojtarëve dhe mund të akordohej 11-metërsh për Kastriotin. VAR-i nuk ndërhyri në këtë rast.

88’ Laçi shënon me Babatunden. Krutanët protestojnë për një top të prekur me dorë në aksionin e golit, ku A.Selmani gjatë ndërhyrjes largon topin, por ai ndalet në dorën e Ujkës. Gjyqtari shkon ta shikojë këtë rast me VAR dhe merr vendimin që nuk ka gol për Laçin.

90+4’ Ajazi shënon me kokë pas një këndoreje, teksa gjatë kërcimit ngjitur me të është Velkoski që ka një shtytje nga A.Selmani. E dyshimtë!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"