Moviola e javës / Masakrohet Tirana, mungon një i kuq për Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2016 | 18:53

Moviola e javës / Masakrohet Tirana, mungon një i kuq për Teutën

Java e tretë ka qenë identike për rastet e moviolës në lidhje me ndeshjet e Tiranës. Me gjithë analizën e ashpër të sektorit të gjykimit në mesjavën e shkuar, arbitrat nuk kanë bërë aspak autokritikë, madje në mes të kryeqytetit mungon një penallti flagrante.

14291670_1754762764779838_7135439377891545980_n

Si për ironi të fatit, ndodh sërish me Tiranën dhe për të është si të ishte vazhdim i sfidës së luajtur në Laç. Bardhebluve u mohohet një tjetër 11-metërsh që ka qenë i ngjashëm si në rastin kundër kurbinasve. Këtë herë bilbili i takimit ka qenë ndërkombëtari Jemini, i cili duhet të sinjalizohej nga asistenti i parë për prekjen e dukshme të topit me dorë nga ana e Pejiçit.

Kroati ka pasur dorën në pozicion jo natyral dhe për këtë duhet të ndëshkohej dhe bardhebluve t’u akordohej një 11-metërsh në favor. Në rastin e penalltisë së akorduar, vendimi i Jeminit ka qenë shumë i saktë në interpretimin e rregullores, sa i përket ndëshkimit të portierit që ka qenë edhe futbollisti i fundit mbrojtës.

moviola tirana-kukesi

Rasti “Lika” / Sokol Jareci: Jemini e interpretoi saktë rregulloren

Ajo që ndodhi në ndeshjen Tirana-Kukësi është diçka për të cilën klubet shqiptare duhet që të kishin marrë prej kohësh njoftimin në lidhje me ndryshimet që janë bërë në rregullore. Sipas Sokol Jarecit, përgjegjës në sektorin e gjykimit në FSHF, në “Rubrika Sportive” në TVSH, ka sqaruar: “Ka një ndryshim të rregullores, disa ditë përpara se të niste Europiani që ka të bëjë me rastin që ndodhi në takimin Tirana-Kukësi, por edhe të tjera raste për të cilat, klubet do të marrin në vijim njoftimet e nevojshme.

Jemini interpretoi saktë rregulloren që ka të bëjë me aksionet kur ndërhyn lojtari i fundit mbrojtës. Në rastin kur ka ndërhyrje të ashpër brenda në zonë dhe pa u interesuar për topin, atëherë ndëshkimi është me karton të kuq. Ndërsa, në rastin e Ilion Likës përballë Pejiçit, portieri u interesua për topin dhe kishte mundësi të vihej në zotërim të tij. Në këtë moment, penalltia shoqërohet me karton të verdhë”, ka sqaruar Jareci.

Teuta-Partizani

Emirion Sino ka toleruar shumë sa u përket ndërhyrjeve të ashpra në takimin mes Teutës dhe Partizanit. Kryesori i takimit mund të kishte nxjerrë disa të verdhë më shumë në këtë ndeshje, por të paktën në njërin prej rasteve mungon një karton i kuq për Gripshin për një ndërhyrje të ashpër ndaj Ekubanit, nga pas dhe pa top.

moviola teuta-partizani

Vllaznia-Flamurtari

Rrallëherë ndodh si në këtë ndeshje, ku as Cungu dhe as Magani nuk janë ndalur te arbitrimi. Të dy trajnerët dhe skuadrat në fushën e lojës nuk kanë kontestuar aspak me arbitrimin për vendimet e arbitrave. Penalltia e fituar nga Bicaj është e dukshme, për vetë ndërhyrjen e ashpër në trup që pëson. Ndërkohë, rasti tjetër është ai i një 11-metërshi të pretenduar nga shkodranët, por kemi të bëjmë me një simulim të pastër të Hebajt.

moviola vllaznia=flamurtari

Të tjerat

Në takimin mes Skënderbeut dhe Laçit, nuk ka pasur asnjë rast për diskutim në moviolë. Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” mes Korabit dhe Luftëtarit, ka një pretendim të Nexhipit për 11- metërsh, por bëhet fjalë vetëm për simulim të tij.

moviola skenderbeu

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"