Moviola e javës/ Hamiti gabon në Kukës, Vllaznia ankohet me të drejtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2018 | 20:43

Moviola e javës/ Hamiti gabon në Kukës, Vllaznia ankohet me të drejtë

Kategoria Superiore ka mbyllur fazën e dytë të kampionatit dhe gabimet e arbitrave që kanë ndikuar në rezultatet e takimit nuk kanë munguar. Polemikat më të mëdha kanë qenë në ndeshjen e luajtur ne Kukës mes vendësve dhe Flamurtarit, si dhe në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Skënderbeut.

hamiti kukesi flamurtari

SKËNDERBEU – VLLAZNIA 4-1

Gjyqtarë: E.Jorgji, E.Ganxhi, P.Puto -Rasti i parë i diskutueshëm në ndeshjen e djeshme ka qenë në pjesën e parë të takimit, kur Vllaznia ishte në avantazh. Xhejms pason bukur për Souen brenda zone, por anësori Puto akordon pozicion jashtë loje. Në pamjet filmike duket qartë që pozicioni i Soues është i rregullt.

-Momenti i dytë është ai i 11-metërshit të fituar nga Skënderbeu në minutën e 60- të. Gavazaj futet në zonë dhe kroson, por Berisha mundohet të gjuajë me kokë dhe e devijon topin me dorë. Vendimi i kryesorit me sinjalizimin e anësorit Ganxhi është i rregullt.

Vllaznia55

-Rasti i fundit është ai i minutës së 89-të, kur Sukaj del përballë portierit Shehu, por anësori Puto sinjalizon pozicion të parregullt. Pamjet filmike tregojnë të kundërtën.

KUKËSI – FLAMURTARI 1-1

Gjyqtarë: E.Hamiti, R.Çoka, R.Avdo /pas portave: B.Ziri, I.Myrtja

-Në minutën e 82-të të takimit, Kukësi fiton një 11- metërsh të shumë debatuar, pas një prekje me dorë të topit nga Pollozhani. Në pamjet filmike duket qartë se prekja me dorë e topit ka qenë evidente dhe arbitri ka marrë vendimin e duhur për ta ndëshkuar ekipin vlonjat. Mbrojtësi Pollozhani nuk e ndalon topin me këmbë fillimisht, por ai përplaset në tokë dhe i shkon në dorë. Duket sikur dora është në pozicion natyral, por në fakt e ndihmon lojtarin e Flamurtarit për ta zotëruar topin dhe për ta larguar nga zona. Arbitri, me të drejtë, e ndëshkon lojtarin edhe me karton të verdhë.

pollozhani

-Në minutën e fundit të pjesës së parë është një pretendim i vlonjatëve pas një kontakti në zonë mes Nedjelkoviçit dhe Musollit. Ky i fundit e shtyn me dorë dhe duhet të akordohej 11- metërsh. -Në minutën e tetë, Kukësit i mohohet një faull në hyrje të zonës, kur Musta godet në këmbën e Gurit. Por, ky i fundit falet nga gjyqtari në minutën e 53-të, kur i ndërhyn me takë mesfushorit Sidibe.

-Elis Bakaj gjithashtu meritonte karton të verdhë, kur në minutën e 15-të godet topin me forcë jashtë fushës, pasi loja ishte ndërprerë nga kryesori për rivënie fundore. Bakaj kërkon falje dhe Hamiti nuk e fut dorën në xhep.

-Nuk ndodh e njëjta gjë për Flamurtarin, pasi Siljanovski ndëshkohet që në start, ashtu si më vonë Musta, Sidibe dhe të gjithë me radhë. Ky i fundit merr 2 të verdhë për ndërhyrje nga pas në fundin e ndeshjes, por ndëshkimi duhej të ishte shmangur nga kryesori i takimit.

LAÇI-TEUTA 0-0

Gjyqtarë: J.Xhaja, O.Ferhataj, R.Shaba (Tiranë)

-I vetmi rast i diskutueshëm në këtë ndeshje ka qenë ai i minutës 29 të takimit, Rexhinaldo arrin të gjejë rrugën e rrjetës për Laçin, por anësori Shaba ka akorduar për pozicion jashtë loje. Në bazë të pamjeve filmike, vendimi i tij ka qenë i drejtë. Sulmuesi do të realizojë në të 29-tën, por goli është i pavlefshëm, pasi asistenti Shaba ka vepruar drejt duke akorduar pozicion jashtë loje.

LUSHNJA – LUFTËTARI 0-0

Gjyqtarë: K.Meta, D.Rexha, R.Dobruna 61′ Sulmuesi i Lushnjës, Canka, rrëzohet në zonë pas një dueli me mbrojtësin e Luftëtarit, Jakovljeviç. Gjyqtari Meta ndalon lojën dhe jep karton të verdhë ndaj sulmuesit për simulim. Vendim i drejtë i kryesorit.

PARTIZANI – KAMZA 2-1

Gjyqtarë: A.Koçi, F.Lamaj, H.Lisaku Në këtë ndeshje nuk ka pasur raste për moviolë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"