Moviola e javës/ Gafa me penalltitë në Vlorë e Kukës, arbitrat bëhen për… spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2018 | 17:59

Moviola e javës/ Gafa me penalltitë në Vlorë e Kukës, arbitrat bëhen për… spital

Sa më shumë afrohet fundi, aq më shumë klubet e humbasin durimin dhe shfryjnë ndaj arbitrave. Një gjë e tillë ka ndodhur në takimin e luajtur në Vlorë mes vendësve dhe Vllaznisë që përfundoi në barazim.

Por, në përfundim të ndeshjes, kryesori Sino dhe ndihmësit e tij u dhunuan, për shkak të një penalltie të dhënë në favor të miqve dhe një tjetër të mohuar për vendësit. Lushnjës i mohohet një penallti në Kukës, si dhe një rast i diskutueshëm është në ndeshjen mes Kamzës dhe Luftëtarit.

arbitri myrtja

KUKËSI – LUSHNJA 2-1

Gjyqtarë: I.Myrtja, M.Dervishi, F.Thorja

– Në minutën e 2-të, Sefa pengohet dukshëm në zonë nga portieri Frashëri, por gjyqtari kryesor, i ndodhur shumë pranë aksionit, i ka shokuar të gjithë duke ndëshkuar me karton të verdhë kapitenin e Lushnjës për simulim. Një gafë e pafalshme kjo e gjyqtarit Myrtja, i cili duhej të kishte akorduar penallti në favor të skuadrës së Lushnjës, por ka vazhduar normalisht lojën.

FLAMURTARI – VLLAZNIA 1-1

Gjyqtarë: E. Sino, I. Tartari, O. Grabova

-Rasti i parë ishte në minutën e 57-të, kur Çinari merr një top në hyrje të zonës së Flamurtarit dhe futet brenda saj i ndjekur nga Sidibe. Futbollisti i Vllaznisë rrëzohet në zonë dhe kryesori që ka pamje të qartë të aksionit akordon 11-metërsh për shkodranët. Por, në pamjet filmike duket qartë se kontakti ka nisur që jashtë zone dhe ka qenë shumë i lehtë. Gjithsesi, mund të jepej faull jashtë zone në favor të Vllaznisë. Vendimi për 11- metërsh ka qenë i gabuar.

-Në minutën e 89-të të takimit, në një aksion të gjatë të Flamurtarit, Siljanovski rrëzohet nga Bardulla brenda zonës, por në këtë rast kryesori vazhdon lojën, edhe pse në pamjet filmike duket qartë se kemi të bëjmë me një 11-metërsh të mohuar për vlonjatët.

PARTIZANI – TEUTA 1-3

Gjyqtarë: J.Xhaja, R.Avdo, E.Ganxhi

-Në minutën 15-të, Xhaja dha një penallti në favor të Partizanit, ku Alhasan ndë- rhyn gabimisht ndaj Bardhit. Vendim i drejtë.

-Të njëjtën gjë mund ta bënte edhe në minutën e 47- të, kur Gojkoviç gjatë një dyluftimi në zonë rrëzon Hrkaç. Gjyqtari vijon lojën, por në fakt duhej dhënë një penallti për skuadrën e Teutën.

-Në rastin e ndërhyrjes së Beqajt ndaj Ibrahimit në kokë, i cili përfundoi në spital, lojtari durrsak meritonte edhe kartonin e kuq, por u mjaftua thjesht me një verdhë.

LAÇI – SKËNDERBEU 3-2

Gjyqtarë: O.Sokoli, E.Doda, D.Agaraj

-Ndeshja ishte pa shumë raste të diskutueshme. I vetmi moment është goli i parë i shënuar nga sulmuesi Ali Soue. Në fakt, pamjet janë shumë të vështira për të kuptuar nëse ndodhet në pozicion të rregullt apo jo, por shihet me vështirësi që ndoshta Shtubina mund ta mbajë në lojë sulmuesin e Skënderbeut dhe anësori bën mirë që lejon lojën të vazhdojë.

-Nuk ka asnjë dyshim në golin e dytë, pavarësisht pretendimeve të skuadrës vendëse dhe lojtarëve që ngrenë dorën dhe shohin nga asistenti. Soue vjen shumë mbrapa linjës mbrojtëse dhe del i vetëm përballë portës së Selmanit, duke shënuar golin e dytë.

KAMZA – LUFTËTARI 0-0

Gjyqtarë: E.Jorgji D.Rexha, R.Preça / Pas portave: A.Koçi, F.Xhemalaj

-I vetmi rast i dyshimtë i takimit ishte pikërisht ai i minutës së 75-të, kur sulmuesi i Kamzës, Stevan Raçiç, u rrëzua në zonë pas duelit me Beqirin e Luftë- tarit. Në këtë moment duket sikur serbi i vjedh kohën mbrojtësit dhe menjëherë rrëzohet. Pamjet tregojnë se arbitri i linjës, Andi Koçi, i cili ishte më afër aksionit se kryesori Enea Jorgji, ka sinjalizuar këtë të fundit për penalltinë. Një rast shumë i dyshimtë, që mund të kalohej nga arbitrat, por gjithsesi 11-metërshi nuk u kthye në gol nga Raçiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"