Moviola e ish-arbitrit të Premier Ligës: Perisiç i kishte duart në pozicion neutral, mendoj se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 18:47

Moviola e ish-arbitrit të Premier Ligës: Perisiç i kishte duart në pozicion neutral, mendoj se…

Një moment shumë i përfolur në finalen mes Francës dhe Kroacisë, ishte padyshim penalltia e akorduar në favor të “gjelave”, pas prekjes me dorë të Ivan Perisiç. Teksa ish-arbitri spanjoll, Iturralde Gonzalez thotë se vendimi ishte i drejtë për 11-metërsh, është ish-bilbili i Premier Ligës, Mark Klatenburg, që nuk ndan të njëjtin mendim.

perisic dora

Duke folur për televizionin anglez “ITV”, Klatenburg jep mendimin e tij prej specialisti: “Duart e Perisiç ishin në një pozicion neutral. Ai nuk i drejtoi duart drejt topit. Për mendimin tim, ajo nuk është penallti.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"