Moviola e “Eurosport” në Juventus-Inter/ Penallti të sakta për zikaltërit, Brozoviç rrezikoi të kuqin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2022 | 14:37

Moviola e “Eurosport” në Juventus-Inter/ Penallti të sakta për zikaltërit, Brozoviç rrezikoi të kuqin (VIDEO)

Si gjithmonë sa herë që Juventusi dhe Interi të ndeshen mes tyre, për më shumë për një finale Kupe Italie, protestat nuk mungojnë kurrë dhe takimi i djeshëm ishte vërtet i vështirë për Paolo Valerin, të cilit iu duk sikur i shpëtoi ndeshja nga dora në disa raste. Gjithsesi sipas uebsajtit “Eurosport” verdiktet e para dhe të pathelluar më saktë janë:

VR

MINUTA 55 – Brozoviç rrezikon kartonin e kuq. Pasi ndal Dibalën të lëshuar drejt portës merr të verdhë, por menjëherë më pas, shfryn ndaj arbitrit duke marrë topin dhe duke e goditur në shenjë protestë, e cila mund t’i shkaktonte edhe përjashtimin nga fusha.

MINUTA 77 – Lautaro mbulon një top në zonë dhe fillimisht duket sikur preket me gju nga De Ligt, por edhe Bonuçi është prapa tij. Argjentinasi e markon ashpër, por papritur këmba e interistit lidhet tek ajo e Bonuçit dhe Lautaro rrëzohet. Për Valerin është penallti që në impkatin e parë, por merr konfirmimin edhe nga VAR.

MINUTA 98 – Tjetër penallti për Interi, ndoshta më e pastër sesa ajo më lart. De Vraj tenton të kontrollojë topin në zonë, por pas stopimit De Ligt e merr përpara si një tren pa frena. 11-metërsh i saktë!

MINUTA 104 – Këtë herë kërkon Vlahoviç penallti, pasi De Vraj e godet në kavilje. Gjithsesi, duhet saktësuar ideja, në mos mbrojtësi i Interit ka goditur në fillim sferën dhe më pas këmbën e juventinit. Arbitri Valeri priti VAR-in për konfirmin, pasi nuk e vlerësoi penallti nga fusha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"