Moviola e Erzeni-Teuta/ Polemika në minutat e para, penallti “bujare” për durrsakët (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2023 | 10:01

Moviola e Erzeni-Teuta/ Polemika në minutat e para, penallti “bujare” për durrsakët (VIDEO)

Eldorian Hamiti gjykonte për herë të parë skuadrën e Erzenit në këtë sezon dhe nuk kaloi pa u kontestuar ashpër në shkallët e stadiumit.

121

Ndeshja mes shijakasve dhe Teutës nisi me një penallti të akorduar që në minutën e 6-të, ku Kallaku u rrëzua në zonë nga Iljazi.

Nisur nga pamjet, kontakti është disi i lehtë dhe këtu nisin dyshimet e para. Mund të thuhet se Hamiti ka akorduar një penallti “bujare” për Teutën.

Protesta nga shijakasit në shkallët e stadiumit dhe në fushë, por kryesori ishte i vendosur për penallti, ku gjithashtu priti edhe konfirmimin e VAR-it.

45+1’ Rasti i dytë është pretendimi i Erzenit për një penallti. Kroson Kadriu dhe Kuro e prek topin me dorë, ndërkohë pas konfirmimit me VAR, mbrojtësi i durrsakëve është jashtë zonës dhe nuk ka penallti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"