Moviola e Erzeni-Kukësi/ VAR-i në “tym”, por Hamiti e kalon klasën (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 21:45

Moviola e Erzeni-Kukësi/ VAR-i në “tym”, por Hamiti e kalon klasën (VIDEO)

Eldorian Hamiti gjykon për të dytën herë Erzenin si kryesor për këtë sezon dhe si për ironi të fatit akordon penallti kundër shijakasve për të dytën herë.

336789743_2340787129460123_4837743473703959936_n

Kujtojmë këtu që më herët ai u kontestua mjaft në ndeshjen ndaj Teutës nga drejtuesit shijakas.

67’ Kësaj radhe kamerat ia bëjnë të vështirë kryesorit dhe VAR-it për të marrë vendim pasi nuk ka një pamje të qartë të kontaktit midis Peposhit dhe Bashës, por sipas dinamikës së aksionit, kroati duket se pengohet nga kapiteni i Erzenit dhe pas 6 minutash konsultim dhe shikim të pamjeve Hamiti vendos për penallti, që humbet nga Gjelbrim Taipi, i cili godet shtyllën.

75’ Kukësi pretendon sërish për penallti. Nga krosimi në të majtë i Xhonson Ovusu për në zonë, topi devijohet nga këmba e Rashitit dhe shkon në mënyrë të pavullnetshme te dora gjysmë e ngjitur e Peposhit, që ndodhej vetëm 1 metër larg kundërshtarit. Vendimi i jep të drejtë kryesorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"