Moviola e Erzeni-Kukësi/ Pretendime për dy penallti në sfidën në “Niko Dovana” (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2022 | 14:22

Moviola e Erzeni-Kukësi/ Pretendime për dy penallti në sfidën në “Niko Dovana” (VIDEO)

Laver Alla ishte gjyqtar kryesor i ndeshjes së djeshme Erzeni-Kukësi. Gjatë lojës skuadrat pretenduan për dy penallti, por kryesori në fushë dhe gjithashtu sistemi VAR nuk ishin të këtij mendimi.

VR

26’ Ndreca mundohet të depërtojë në krahun e majtë dhe më pas harkon në zonë, por topi devijohet dhe shkon në duart e Xhikës. Kuksianët pretendojnë për prekje të topit me dorë nga Iljazi, por Alla nuk akordon penallti, duke bërë me shenjë që loja të vazhdojë. Në këtë moment sistemi VAR nuk ndërhyn, duke e konsideruar lojë të rregullt.

27’ Nonato pason për Kahrimanoviç i cili gjuan me forcë, por gjen bllokimin e Ebert para portës. Erzeni ka pretendime për penalti, por përsëri gjyqtari lejon lojën të vazhdojë. Edhe sistemi VAR i jep të drejtë kryesorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"