Moviola e Erzeni-Korabi/ Sistemi VAR, vendimtar në Durrës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 18:46

Moviola e Erzeni-Korabi/ Sistemi VAR, vendimtar në Durrës (VIDEO)

FSHF-ja kishte caktuar për të gjykuar ndeshjen Erzeni-Korabi arbitrin ndërkombëtar Eldorian Hamiti, ndërsa në sistemin VAR ishin Olsid Ferataj dhe Ridigert Çokaj.

48

Në tri raste për moviolë, Hamiti gaboi me një vendim që mori në fushë për penallti në favor të Erzenit.

25’ Mehmeti futet në zonë dhe rrëzohet pas duelit me Selmanin. Arbitri Hamiti akordon direkt 11-metërsh për Erzenin. Më pas, kryesori sinjalizohet nga VAR-i dhe shkon të shikojë rastin. Hamiti kthen vendimin, duke anuluar penalltinë, pasi pamjet filmike tregonin që Selmani kishte larguar topin dhe nuk kishte shkaktuar faull.

100’ Kasalla futet në zonë, driblon Iljazin dhe rrëzohet duke kërkuar penallti. Hamiti i jep të verdhë për simulim lojtarit të Korabit. Vendim i drejtë i arbitrit, pasi Kasalla nuk ishte penguar.

114’ Alan shërben te Kahrimanoviç, që gjuan, por grushton Qyrani. Topi kthehet dhe më pas Kahrimanoviç ia pason Kapllanit, që shënon. Goli anulohet për pozicion jashtë loje. Vendim i drejtë, konfirmohet edhe nga VAR-i.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"