Moviola e Erzeni-Egnatia/ Tri pretendime për penallti, Doda anulon dy gola në Durrës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2023 | 21:30

Moviola e Erzeni-Egnatia/ Tri pretendime për penallti, Doda anulon dy gola në Durrës (VIDEO)

Erzeni mposhti me rezultatin 2-1 Egnatian në një ndeshje shumë emocionuese që ka parë skuadrat të luftojnë deri në sekondën e fundit. Sfida u gjykua nga Albert Doda.

331564037_223023790291395_6522920313677132824_n

27’ Zejnullai ndërhyn ndaj Ademit në zonë. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë mes protestave të shijakasve. Ai sinjalizohet më pas nga VAR-i dhe pas 3 minutash, shkon të shohë pamjet në monitor dhe jep penallti.

45’+3’ Pretendime për penallti nga Egnatia. Duamena godet me kokë, teksa topi ndalet te mbrojtësi shijakas. Gjyqtari vazhdon lojën.

59’ Në goditjen nga këndi, Kapllani rrëzohet në zonë pas një mbajtjeje të Kasës. Gjyqtari bën shenjë që nuk ka penallti.

71’ Nonato niset në një kundërsulm, kalon Sherrin dhe shënon. Por ai sinjalizohet në pozicion jashtë loje dhe gjyqtari pret VAR-in. Pas 5 minutash merret vendimi dhe bën të pavlefshëm golin e Nonatos.

84’ Duamena shënon pas një gjuajtjeje të Kasës, e cila kthehet nga Xhika. Por sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

90’+1’ Paulauskas rrëzohet në zonë, por për gjyqtarin nuk ka asgjë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"