Moviola e Egnatia-Tirana/ Dy penallti në diskutim, vendim i drejtë i gjyqtarit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 9:32

Moviola e Egnatia-Tirana/ Dy penallti në diskutim, vendim i drejtë i gjyqtarit (VIDEO)

Gjyqtarë ishin Olsion Yzeiraj, Orges Grabova e Marjus Qose. Në VAR, Ardian Beqiraj dhe Emanuela Rusta. Ndeshja ka pasur dy raste për penallti. Njëra është ajo që vendosi ndeshjen dhe një tjetër që nuk u dha nga gjyqtari. Në të dyja rastet vendimi i gjyqtarit ka qenë i drejtë.

bandicam 2023-02-06 14-34-09-478

Minuta e 64-t: Penallti për Tiranën. Behiratçe kthen një top me kokë që përplaset në dorën e Kacbufit, i cili një aksion më parë kishte hequr një top nga vija e portës, duke shpëtuar rezultatin. Pas kontrollit, penalltia konfirmohet. Vendim i drejtë i gjyqtarit të ndeshjes. Dora është e hapur.

Minuta e 75-të: Pretendohet për penallti pas një pengimi të Hilës në zonë nga Fangaj. Pamjet filmike i japin të drejtë gjyqtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"