Moviola e Egnatia-Laçi/ Kurbinasve u mungojnë dy penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2021 | 14:27

Moviola e Egnatia-Laçi/ Kurbinasve u mungojnë dy penallti (VIDEO)

Takimi Egnatia-Laçi u gjykua nga një treshe e përzier me kryesor Feratajn nga Patosi dhe ndihmës të tij ishin Bregasi nga kryeqyteti dhe Podgorica nga Shkodra. Loja pati dy raste për moviolë.

LA

Në minutën e 13-të, gjatë një dueli për topin Krivanjeva rrëzon Guindon në zonë me takën e ngritur. Arbitri vijon lojën, por gabon pasi pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me penallti.

Në minutën e 43-të, Mazrekaj gjatë një manovre në zonë ndjen shqetësimin e Shtubinës dhe ai rrëzohet në zonë. Gjyqtarët vijojnë lojën duke mos i marrë në konsideratë pretendimet e miqve. Nga pamjet del se arbitrat nuk kanë vepruar drejt, pasi Shtubina ka shkelur Mazrekajn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"