Moviola e Egnatia-Laçi/ Ja pse Shahini veproi drejt te penalltia e padhënë për rrogozhinasit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 9:23

Moviola e Egnatia-Laçi/ Ja pse Shahini veproi drejt te penalltia e padhënë për rrogozhinasit (VIDEO)

Takimi i parë çerekfinal i Kupës mes Egnatias dhe Laçit u gjykua nga Klodian Shahini nga Durrësi. Dy ishin rastet për moviolë në këtë sfidë, që kishin të bënin me penallti në kampet respektive, por vetëm njëra u dha, për Laçin, ku VAR-i shpëtoi kryesorin.

LA

15’ Topin e kthyer nga mbrojtja, Ignjatoviç e godet me kokë. Topi ndalet në dorën e Krasniqit, por loja vazhdon. Pas përfundimit të aksionit VAR-i thërret gjyqtarin Shahini që të shikojë episodin dhe më pas ai akordon penallti. Vendim i drejtë dhe në këtë rast VAR-i shpëtoi Shahinin, i cili e vazhdoi lojën.

45’ Levendi, nga e majta e sulmit, mundohet të fusë një top në zonë, por gjatë rënies në fushë, Ignjatoviç e ndal “sferën” me dorë, por për gjyqtarin nuk ka penallti. Vendësit protestojnë, por gjyqtari vijon lojën, madje as VAR-i nuk ndërhyn.

Vizualisht mund të thuhet se ishte penallti, pasi topi ndalet nga dora, por me rregullore nuk është penallti dhe gjyqtarët kanë vepruar drejt.

Sipas rregullores kur lojtari bie dhe dora mbështet në fushë për të zbutur rënien, prekja e topit nga dora nuk vlerësohet si penallti. Rast specifik.

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"