Moviola e Dinamo-Tirana/ Dy penallti, Enea Jorgji vendos vetë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 9:29

Moviola e Dinamo-Tirana/ Dy penallti, Enea Jorgji vendos vetë (VIDEO)

Ndeshja mes Dinamos dhe Tiranës do të rezervonte dy raste moviole për gjyqtarët Enea Jorgji, Rexha e Çokaj dhe në VAR e AVAR Emanuela Rusta dhe Eldorian Hamiti. Penalltitë janë dhënë nga kryesori Jorgji, ndërsa VAR-i nuk ka ndërhyrë në dy rastet.

VR 1

Minuta e 30-të: Penallti për Dinamon. Pas një aksioni të gjatë të bluve, Ibraimi hyn në zonë dhe ndalet nga Limaj në mënyrë të parregullt. Jorgji nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e bardhë. Pamjet filmike janë të qarta, vendim i drejtë i kryesorit.

Minuta e 65-të: Penallti për Tiranën pas një faulli të Samakes mes protestave të bluve. Jorgji përsëri është i sigurt dhe bën shenjë nga pika e bardhë. Pamjet janë vetëm me një kënd dhe është e vështirë të thuash që është 100 për qind penallti. Nga gjykimi i parë, vendimi është i drejtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"