Moviola e Dinamo-Teuta/ Pretendimet për penallti nuk qëndrojnë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2022 | 11:41

Moviola e Dinamo-Teuta/ Pretendimet për penallti nuk qëndrojnë (VIDEO)

Dinamo ka pretenduar se është dëmtuar nga gjykimi ndaj Teutës.

VR 5

Minuta 45+1: Haxhiu pason për Rexhinaldon, por në një duel me Jazxhin sulmuesi bie në tok duke pretenduar për një 11-metërsh. Aksioni vazhdon, ku kemi ndërhyrjen e Kotobellit ndaj Siljanovskit që bie në fushë për të vijuar me ndërhyrjen e Ivanoviçit ndaj Haxhiut, duke shtuar pretendimet e dinamovitëve për 11-metërsh. Por pas shikimit të rastit në VAR, loja vijon duke mos pasur penallti.

Nga përsëritja e rastit nga kamera pas porte del se gjyqtarët kanë vepruar drejt në këtë aksion, pasi Rexhinaldo më shumë bie vetë, ndërsa në dy rastet e tjera janë lojtarët e Teutës që prekin topin. Kartoni i kuq i Mijës në fund ishte i drejtë. Rexhinaldos në tri raste iu fal kartoni i verdhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"