Moviola e derbit Partizani-Tirana/ Vendime të drejta, arbitrin Juxhin Xhaja e shpëton VAR-i (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 14:27

Moviola e derbit Partizani-Tirana/ Vendime të drejta, arbitrin Juxhin Xhaja e shpëton VAR-i (VIDEO)

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ishte i mbushur me episode e momente të dyshimta, por në tërësi mund të themi se kryesori Juxhin Xhaja dhe VAR-i kanë marrë vendime korrekte.

bandicam-2022-10-02-19-25-45-725

Padyshim teknologjia në këtë ndeshje ndikoi direkt në mbarëvajtjen e lojës.

11’ Në minutën e 11-të Partizani kërkon penallti për prekje me dorë në zonën e Tiranës. Xhaja me të drejtë vijon lojën, sepse dora është e mbledhur dhe goditja ka ndodhur shumë pranë.

19’ Patrik pengohet nga Matondo në zonë. Xhaja nuk e akordon, por pas konsultimit me Hamitin në VAR e shikon vetë dhe pas pak minutash akordon penallti. Duket që ka kontakt, që megjithëse minimal, i jep të drejtë gjyqtarit. Xhaja u vonua 5 minuta, mund ta menaxhonte më mirë.

35’ Lulaj pengon Skukën në hyrje të zonës. Xhaja nuk është i bindur vetë dhe shkon ta shohë në VAR, ku akordon me të drejtë karton të kuq për mbrojtësin e Tiranës dhe goditje dënimi për bardheblutë.

54’ Partizani i afrohet golit në dy raste me Muratajn dhe Da Silvan, teksa topi shkon deri mbi vijën fatale. Anësori pas aksionit akordon me të drejtë pozicion jashtë loje, pasi duket qartë që të dy janë më të avancuar se lojtarët e Tiranës.

90+4’ Matondo pengon Zhivanajn në hyrje të zonës së të kuqve dhe Xhaja këtë herë pa nevojën e VAR-it, akordon karton të kuq për mesfushorin nga Kongo. Vendim i drejtë i tiranasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"