Moviola e Byis-Laçi/ Tri episode në Ballsh, goli është i rregullt (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2023 | 15:34

Moviola e Byis-Laçi/ Tri episode në Ballsh, goli është i rregullt (VIDEO)

Tri episode në ndeshjen Bylis-Laçi, e gjykuar nga Juxhin Xhaja.

saf

17’ Ballshiotët pretendojnë për një penallti pas një kontakti në zonë. Kaçorri që ka shqetësimin e Roganoviçit e Velkosvskit, por Xhaja nuk e shikon të tillë, teksa vendësit kërkojnë ndërhyrjen e VAR-it.

30’ Laçi në avantazh! Pas një kundërsulmi është Manellari në qendër të mesfushës që gjen Bajramajn, me këtë të fundit që i jep asist Bibos. Lojtari mik mendohet se është në pozicion të parregullt dhe për një moment lihet në pozicion jashtë loje, gjuan dhe shënon.

Protestë nga vendësit, por pas pak sekondsah Xhaja konfirmon golin me VAR. Nga pamjet lojtari i Laçit është në pozicion të rregullt.

86’ Tutu kërkon të futet në zonë nga e djathta e sulmit, aty është Turkaj që e markon dhe duket sikur ka kontakt, por pamjet nuk janë të qarta edhe pse duket se gjithçka ka qenë e rregullt…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"