Moviola e Bajern Mynih-Barcelona/ Katalanasve u mungon një penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2022 | 14:40

Moviola e Bajern Mynih-Barcelona/ Katalanasve u mungon një penallti (VIDEO)

Nuk kishin se si të mungonin episodet në një ndeshje të nivel të lartë, aty ku në fushë zbresin ekipe si Bajerni dhe Barça.

DE

UEFA kishte vendosur që një ndeshje me kaq rëndësi t’ia besonte arbitrit Dani Makeli, në pozitën e ndërmjetësit.

Minuta e 43-të do të përkonte me një episod të shumëdiskutuar, aty ku Osman Dembele futet brenda zonës së rreptësisë, por Dejvis nuk e lejon të shtyjë më tej, duke e penguar.

Por kjo skenë u pikas nga Makeli, i cili ruajti gjakftohtësinë dhe lejoi që loja të vazhdojë.

Irritimi i Ksavit pas atij momenti, nuk do të ndalej me aq, pasi me daljen në fushë në fillim të pjesës së dytë shkëmbimet nuk ishin të qeta.

Vetë tekniku i “blaugranave” e ka përmbledhur episodin në një frazë të vetme:

“E di e gjithë bota se rasti i Dembelesë ishte penallti, gjykimi nuk është pjesa ime”, përfundonte me nota ironike 42-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"