Moviola e 32 javëve, Flamurtari është penalizuar 20 herë nga arbitrat, janë mohuar 12 penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2018 | 23:13

Moviola e 32 javëve, Flamurtari është penalizuar 20 herë nga arbitrat, janë mohuar 12 penallti

Treshja e arbitrave që drejtuan ndeshjen mes Flamurtarit dhe Vllaznisë janë dhunuar në stadiumin e Vlorës, gjatë kohës që po hynin në tunel, nga drejtues dhe tifozë vendës që pretendojnë se janë ofenduar nga gjyqtarët dhe kjo ka sjellë kaos.

flamurtari vllaznia

Por, reagimi i vlonjatëve më shumë se një ndeshje duket se ka qenë një shfryrje pas 32 javëve kampionat, nga penalizimet që atyre u janë bërë nga gjykimi. “Panorama Sport”, duke u bazuar në moviolat që bën pas çdo jave të kampionatit, që herë pas here bazohen edhe te moviolistët e FSHF-së, ka nxjerrë edhe raportin e penalizimeve të kuqezinjve, të cilin po jua risjellim më poshtë javë pas jave ashtu siç rastet kanë ndodhur dhe janë argumentuar.

JAVA 1

Skënderbeu-Flamurtari 2-0

Gjyqtarë: A. Beqiri, E. Doda, R. Avdo/ pas porte: R. Sadiku, O. Sokoli

(Në këtë ndeshje nuk ka penalizime për vlonjatët nga gjykimi)

JAVA 2

Flamurtari – Lushnja 3-1

Gjyqtarë: I. Myrtja, M. Dervishi, F. Thorja (Shkodër)

(Në këtë ndeshje nuk ka penalizime për vlonjatët nga gjykimi)

JAVA 3

Teuta-Flamurtari 1-2

Gjyqtarë: K. Cjapi, I. Tartari, E. Pashai

– Në minutën e 76-t të takimit, Pollozhani e pengon Çyrbjen e Teutës jashtë zonës së rreptësisë dhe gjyqtari Cjapi fillimisht vendos për goditje dënimi. Mirë- po, ndërhyrja e asistentit bëri që ai të jepte 11-metërsh për Teutën, që është vendim i gabuar.

JAVA 4

Flamurtari – Luftëtari 0-0

Gjyqtarë: E. Jorgji, E. Ganxhi, A. Mahmuti (Elbasan)

(Në këtë ndeshje nuk ka penalizime për vlonjatët nga gjykimi)

JAVA 5

Vllaznia-Flamurtari 1-1

Gjyqtarë: O. Sokoli, E. Doda, A. Koçiaj

– Xhufo ndërhyn ndaj Markut jashtë zone, por mbrojtësi shkodran rrëzohet në zonë dhe Sokoli jep penallti. Në pamjet filmike duket qartë që ndërhyrja është jashtë zonës dhe nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh në favor të Vllaznisë. Pra, gjyqtari ka penalizuar Flamurtarin.

Flamurtari555

JAVA 6 Laçi – Flamurtari 1-1

Gjyqtarë: L. Alla, D. Korreshi, M. Qose (Në këtë ndeshje nuk ka penalizime për vlonjatët nga gjykimi)

JAVA 7 Flamurtari – Kamza 1-0

Gjyqtarë: R. Sadiku, E. Ganxhi, E. Malo

Në minutën e 17-të vlonjatët krijojnë një rast të rrezikshëm në portën mike dhe Useini rrë- zohet pas një dyluftimi me Idrizajn në zonë. Vendësit kërkojnë 11-metërsh, por kryesori Sadiku, shumë pranë aksionit, lejon vazhdimin e lojës. Por, në pamjet filmike duket qartë se kemi të bëjmë me një tërheqje të këmbës së lojtarit të Flamurtarit nga ai i Kamzës. Pra, vlonjatëve u është mohuar një 11-metërsh.

JAVA 8 Partizani – Flamurtari 0-1

Gjyqtarë: K. Meta, D. Rexha, R. Avdo / pas porte: A. Beqiri, O. Kuka

– Në minutën e 95-të, Bushiç përballë portierit Hoxha arrin të kalojë topin dhe më pas rrëzohet nga ky i fundit. Në pamjet filmike duket qartë që portieri i Partizanit ka shkaktuar faull dhe duhej akorduar 11-metërsh në favor të Flamurtarit. Por, kryesori ka gabuar duke lejuar vazhdimin e lojës.

JAVA 9 Flamurtari – Kukësi 1-1

Gjyqtarë: E. Hamiti, R. Çokaj, P. Simoni (Nuk ka pasur penalizim as favorizim për vlonjatët nga gjykimi)

JAVA 10 Flamurtari-Skënderbeu 1-1

Gjyqtarë: J. Xhaja (kryesor), E. Doda, D. Rexha (anësorë), O. Sokoli, K. Cjapi (pas portave);

– Në minutën e 23-të i mohohet penallti Flamurtarit. Mici nuk bën asgjë tjetër, përveçse godet Xhufon, pasi nuk është i interesuar për topin. Ai thjesht pengon kundërshtarin të mos shkojë te topi. Duhej dhënë penallti dhe vetëm karton i verdhë për Micin, pasi topi nuk ka qenë në zotërimin e lojtarit të Flamurtarit.

– Në minutën e 81-të, anulimi i golit të Flamurtarit. Është një rast shumë specifik, që nxjerr në pah gabimin e kryesorit Xhaja dhe anësorit Rexha. Së pari, duke u bazuar te vendimi që mori arbitri kryesor, ka gabuar, pasi është gol i rregullt. U anulua për faull ndaj portierit, por nuk kemi të bëjmë me një të tillë. Ndërsa anë- sori nuk e ngriti flamurin, edhe pse dy lojtarët që ishin para Shehit kanë qenë në pozicion të parregullt. Në momentin që grushton topin Shehi, dy lojtarë bëjnë bllok te portieri. Nëse kryesori e quante gol, atëherë do të cilësohej i rregullt sepse anësori nuk e kishte ngritur flamurin. Rast i veçantë, ku kanë gabuar si kryesori dhe anësori.

JAVA 11 Lushnja – Flamurtari 0-1

Gjyqtarë: E. Jorgji, E. Ganxhi, A. Mahmutaj (Në këtë ndeshje nuk ka penalizime për vlonjatët nga gjykimi)

JAVA 12 Flamurtari – Teuta 0-0

Gjyqtarë: E. Jorgji, R. Preça, A. Mahmuti (Elbasan) (Në këtë ndeshje nuk ka penalizime për vlonjatët nga gjykimi)

JAVA 13 Luftëtari – Flamurtari 1-1

Gjyqtarë: A. Beqiri, G. Qirici, A. Koçiaj (Në këtë ndeshje nuk ka penalizime për vlonjatët nga gjykimi)

JAVA 14 Flamurtari – Vllaznia 2-0

Gjyqtarë: O. Ferataj, R. Avdo, E. Pashaj  (Në këtë ndeshje nuk ka penalizime për vlonjatët nga gjykimi)

flamurtari-kukesi-470x313

JAVA 15 Flamurtari – Laçi 0-1

Gjyqtarë: J. Xhaja, D. Agaraj, A. Shkreta

– Në minutën e 36-të të ndeshjes, Uzuni ka pasur një kontakt të lehtë me Siljanovskin dhe është rrë- zuar, ndërsa kryesori i takimit menjëherë drejton gishtin nga pika e bardhë e 11-metërshit. Në pamjet filmike duket qartë se kontakti ka nisur që jashtë zonës së Flamurtarit dhe rrëzimi i futbollistit të Laçit ka ndodhur brenda zonës. Gjithsesi, kemi të bëjmë me një kontakt shumë të lehtë dhe arbitri nuk duhej të akordonte 11- metërsh, por të vazhdonte normalisht takimin. Pra, me vendimin e tij në këtë rast, kryesori ka gabuar.

– Në minutën e 50-të ka një krosim nga e djathta në qendër të zonës së Laçit, aty ku Fangaj, në rrëzim e sipër, pengon Alvesh dhe i humbet ekuilibrin.Në këtë rast kemi të bëjmë me një 11-metërsh që i është mohuar Flamurtarit.

JAVA 16 Kamza – Flamurtari 0-3

Gjyqtarë: E. Sino, I. Tartari, O. Grabova (Në këtë ndeshje nuk ka penalizime për vlonjatët nga gjykimi)

JAVA 17 Flamurtari – Partizani 1-0

Gjyqtarë: E. Jorgji, E. Ganxhi, A. Mahmutaj (Elbasan)/ pas porte: K. Cjapi, F. Xhemalaj

– Në minutën e 87-të, Siljanovski, nga një rivënie anësore me duar, e lëshon topin në zonën e Partizanit. Kotobelli ul kokën për ta larguar topin, por i bie në duar. Ky mund të konsiderohet si rasti me prekjen më të dukshme, por distanca e afërt e mbrojtësit të Partizanit, ka ndikuar në vendimin e Jorgjit. Duhet të jepej penallti në favor të Flamurtarit.

JAVA 18 Kukësi – Flamurtari 1-1

Gjyqtarë: E. Hamiti, R. Çoka, R. Avdo / pas portave: B. Ziri, I. Myrtja

– Në minutën e fundit të pjesës së parë është një pretendim i vlonjatëve pas një kontakti në zonë mes Nedjelkoviçit dhe Musollit. Ky i fundit e shtyn me dorë dhe duhet të akordohej 11- metërsh për Flamurtarin.

JAVA 19 Skënderbeu-Flamurtari 1-0

Gjyqtarë: A. Koçi, E. Barushi, E. Doda / mbrapa portave: K. Shahini, O. Ferataj

83′ Lilaj rrëzohet pas një dueli me Siljanovskin në krahun e majtë të sulmit, afër zonës së Flamurtarit. Nga ky faull vjen goli i Skënderbeut, por nuk kemi të bëjmë me goditje dënimi, pasi ndërhyrja e maqedonasit të vlonjatëve ndaj Lilajt ka qenë e pastër. Rrëzimi i mesfushorit korçar ka ngatërruar arbitrin Koçi, që gaboi në këtë rast.

JAVA 20 Flamurtari – Lushnja 2-0

Gjyqtarë: K. Cjapi, I. Tartari, N. Rrapaj (Në këtë ndeshje nuk ka penalizime për vlonjatët nga gjykimi)

JAVA 21 Teuta – Flamurtari 0-0

Gjyqtarë: E. Sino, I. Tartari, O. Grabova

-I vetmi rast për moviolë i takimit është ai i minutës së 83-të, kur Bushiç kroson te Kamara brenda zone dhe aty ndërhyn Hakaj në mënyrë të gabuar. Në pamjet filmike duket qartë që kryesori i mohon penallti Flamurtarit.

JAVA 22 Flamurtari – Luftëtari 0-1

Gjyqtarë: E. Jorgji, E. Ganxhi, R. Preca

(Në këtë ndeshje nuk ka penalizime për vlonjatët nga gjykimi)

JAVA 23 Vllaznia – Flamurtari 3-0

Gjyqtarë: A. Beqiri, E. Barushi, N. Bregasi (Tiranë)

-Në minutën e 32-të, Musta kroson në zonë, Kamara në përpjekje për të kapur topin, rrëzohet pas kontaktit me Mersinin. Kemi të bëjmë me një penallti të mohuar për Flamurtarin.

JAVA 24 Laçi – Flamurtari 4-2

Gjyqtarë: K. Meta, E. Doda, D. Myftari

– Në minutën e 9-të, Alvesh kroson në zonë, Sefgjinaj i shkul bluzën Kamarasë, por arbitri nuk e sheh. Mungon penallti për vlonjatët.

– Në minutën e 13-të, Eskerda devijon topin që shkon te Rexhinaldo, i cili kujtohet në pozicion jashtë loje. Arbitri vijon lojën dhe sulmuesi shënon. Goli duhej anuluar, pasi Rexhinaldo ishte të paktën dy metra më i avancuar se lojtari i fundit i Flamurtarit, Sidibe.

– Në minutën e 23-të, Rexhinaldo rrëzohet në zonë pas duelit me Pollozhanin. Një simulim i pastër, me pamjet filmike që flasin qartë. Mirë- po, gjyqtari Meta i habit të gjithë, duke akorduar penallti në favor të Laçit. Gabim i kryesorit.

– Në minutën e 70-të, Kamara futet në zonë dhe në përpjekje për të goditur, është Fangaj që e kap nga fanella. Meta heziton të akordojë 11-metërsh, duke gabuar. Kemi të bëjmë me penallti të munguar për Flamurtarin.

JAVA 25 Flamurtari – Kamza 2-2

Gjyqtarë: E. Jorgji, E. Ganxhi, A. Mahmuti

– Në minutën e 88-të, Alvesh driblon Çukoviçin në fundore dhe ky i fundit e prek topin me dorë. Gjyqtari vijon lojën, por gabon, pasi kemi të bëjmë me penallti të mohuar për Flamurtarin.

JAVA 26 Partizani – Flamurtari 1-0

Gjyqtarë: A. Koçi, F. Lamaj, H. Lisaku (Durrës)/ pas porte: L. Alla (Lushnjë), F. Xhemalaj (Në këtë ndeshje nuk ka penalizime për vlonjatët nga gjykimi)

JAVA 27 Flamurtari – Kukësi 1-2

Gjyqtarë: J. Xhaja, D. Rexha, R. Avdo/ pas porte: O. Sokoli, F. Xhemalaj (Në këtë ndeshje nuk ka penalizime për vlonjatët nga gjykimi)

JAVA 28 Flamurtari-Skënderbeu 0-3

Gjyqtarë: A. Beqiri, A. Shkreta, A. Koçiaj (Tiranë) (Në këtë ndeshje nuk ka penalizime për vlonjatët nga gjykimi)

JAVA 29 Lushnja-Flamurtari 0-2

Gjyqtarë: O. Sokoli, E. Barushi, M. Dervishi (Në këtë ndeshje nuk ka penalizime për vlonjatët nga gjykimi)

JAVA 30 Flamurtari – Teuta 3-1

Gjyqtarë: E. Jorgji, R. Preca, A. Mahmuti (Në këtë ndeshje nuk ka penalizime për vlonjatët nga gjykimi)

JAVA 31 Luftëtari – Flamurtari 2-1

Gjyqtarë: A.Beqiri, E.Barushi, D.Agaraj (Në këtë ndeshje nuk ka penalizime për vlonjatët nga gjykimi)

JAVA 32 Flamurtari – Vllaznia 1-1

Gjyqtarë: E. Sino, I. Tartari, O. Grabova (Fier)

– Në minutën e 57-të, Çinari merr një top në hyrje të zonës së Flamurtarit dhe futet brenda saj i ndjekur nga Sidibe. Futbollisti i Vllaznisë rrëzohet në zonë dhe kryesori, që ka pamje të qartë të aksionit, akordon 11-metërsh për shkodranët. Por, në pamjet filmike duket qartë se kontakti ka nisur që jashtë zone dhe ka qenë shumë i lehtë. Gjithsesi mund të jepej faull jashtë zone në favor të Vllaznisë. Vendimi për 11-metërsh ka qenë i gabuar.

– Në minutën e 89-të të takimit, në një aksion të gjatë të Flamurtarit, Siljanovski rrëzohet nga Bardulla brenda zonës, por në këtë rast kryesori vazhdon lojën edhe pse në pamjet filmike duket qartë se kemi të bëjmë me një 11- metërsh të mohuar për vlonjatët.

ARMAND HALILI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"