MOVIOLA/ Dy raste të dyshimta, VAR-i ndërhyn edhe në Egnatia-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 19:08

MOVIOLA/ Dy raste të dyshimta, VAR-i ndërhyn edhe në Egnatia-Kukësi

Ndeshja mes Egnatias dhe Kukësit pati dy raste të dyshimta dhe në njërin prej tyre u desh edhe ndërhyrja e sistemit VAR.

kukesi egnatia

Në minutën e 29′, Magani pëson shtyrje nga pas dhe humbet ekuilibrin duke u rrëzuar në zonë. Gjyqtari Hamiti vijon lojën dhe quan gjithçka të rregullt.

Ka pakënaqësi te rrogozhinasit që kërkojnë penallti. Në minutën e 23-të, topi vjen nga e majta nga Hila dhe ka qenë në duel portieri Duriç dhe Lulaj.

U mendua se lojtari i Kukësit ka shkaktuar faull kundër portierit të Egnatias, por pas kontrollit me VAR, goli i parë i sfidës u konsiderua i rregullt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"