Moviola/ Dy penallti të padhëna dhe një gol i anuluar padrejtësisht. Hoxhaj sqaron rastin: Arbitri gaboi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2018 | 19:31

Moviola/ Dy penallti të padhëna dhe një gol i anuluar padrejtësisht. Hoxhaj sqaron rastin: Arbitri gaboi

Masakrës së arbitrimit në javën e 26-të të Superiores nuk i ka shpëtuar as takimi Partizani-Flamurtari që u gjykua me pesë gjyqtarë në fushë, ku kryesor ishte Andi Koçi. Që në minutën e tretë, Partizani pretendon për një penallti, ku Asani rrëzohet në zonë pas një kontakti me Mustën. Rast i lehtë për t’u dhënë penallti, ndaj loja vijoi.

bardhi

Minuta e 26-të: Flamurtari ndërmerr një kundërsulm me Hoxhajn, i cili sapo hyn në zonë, bie duke pretenduar për penallti, pas kontaktit me Kotobellin. Arbitri Koçi i jep karton të verdhë për simulim sulmuesit vlonjat. Në këtë rast, kontakti nisi jashtë zonës dhe Hoxhaj sapo hyri në zonë u hodh, gjë e cila e penalizoi. Ky rast mbase erdhi si kompensim nga gjyqtari për atë të Asanit në minutën e tretë.

Minuta e 63-të: Mala shërben për Çanin, i cili arrin që të finalizojë me sukses, duke shënuar gol. Por goli anulohet, pasi gjyqtari anësor, Lisaku, ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Goli ishte i rregullt, pasi në momentin e pasimit Çanin e mbante në lojë Pollozhani.

HOXHAJ- Penalltia e padhënë për Flamurtarin u komentua pas ndeshjes nga miqtë, por të kuqtë, meqë fituan nuk u morën me rastet e tyre. Pas ndeshjes, Hoxhaj për “Panorama Sport” sqaroi rastin e tij: “Unë mendoj se arbitri ka gabuar në rastin tim, pasi ndaj meje pati shtyrje dhe duhej dhënë penallti. Nuk di të them nëse shtyrja ishte brenda apo jashtë, por kontakti ishte”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"