MOVIOLA/ Diskutime për ndeshjen ndaj Tiranës, Bylisit i mungon një 11-metërsh (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 21:57

MOVIOLA/ Diskutime për ndeshjen ndaj Tiranës, Bylisit i mungon një 11-metërsh (VIDEO)

Në ndeshjen e dytë në Superiore, durrsaku Florjan Lata nuk ka bërë ndonjë ndeshje të shkëlqyer. Atletikisht ishte perfekt, ndërsa për vendimet ka disa diskutime. I ndihmuar nga treshja me eksperiencë Avdo, Lama e Meta, kryesori ka gabuar, duke mos dhënë një penallti në favor të miqve si dhe një faull në një tjetër rast në kufijtë e zonës së rreptësisë.

MUNGON PENALLTI

Minuta e 18-të: Mehmetllari pengohet në zonë nga Vangjeli, gjyqtari vetëm një hap larg aksionit, ndalon dhe heziton të japë një vendim, konsultohet me asistentët dhe më pas bën shenjë që nuk është penallti, duke vazhduar lojën. Vendimi nuk është i drejtë. Pengim ka pasur, por vetëm jashtë zone dhe gjyqtari duhet të kishte dhënë faull. Penalltia nuk ekzistonte në këtë rast.

Minuta e 47-të: Bylisi kërkon një penallti për një pengim në zonë të Stojanoviçit nga ana e Hoxhallarit. Gjyqtari vazhdon lojën. Ballshiotët protestojnë shumë për këtë rast. Pamjet filmike tregojnë se ka qenë penallti e pastër për Bylisin dhe gjyqtari shumë pranë nuk e ka kuptuar faullin.

Minuta e 86-të: Ka kontakt mes Ujkës dhe Hoxhallarit. Tirana kërkon penallti, por pamjet filmike tregojnë se mbrojtësi i Tiranës ka simuluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"