Moviola| Bylis-Vllaznia/ Goli “in extremis” që tërboi ballshiotët, arbitri Muska gaboi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 23:35

Moviola| Bylis-Vllaznia/ Goli “in extremis” që tërboi ballshiotët, arbitri Muska gaboi

Drejtësinë në takimin Bylisi-Vllaznia e vendosi gjyqtari nga kryeqyteti, Roxhers Muska. Dy ishin rastet e diskutueshme në këtë takim.
topiii
Minuta 24: Stojanoviç gjuan në drejtim të portës, më pas topi shkon te Ymeralilaj, por gjuajtja devijohet nga Dilaveri, ku topi ndalet te dora e sulmuesit që e kishte ngjitur. Vendësit pretendojnë për penallti, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Nga pamjet del se gjyqtari ka vepruar drejt, se dora ka qenë ngjitur.
RASTIIII
Minuta 90+5: Marku nga këndi shërben në zonë, Adili me kokë kërcen mbi Kojiçin dhe jep asist për Hoxhajn që po me kokë realizon brenda zonës. Ka protesta nga ballshiotët. Nga pamjet televizive del se Adili me dorën e majtë ka shkaktuar faull duke e vënë në qafën e sulmuesit. Kështu që, arbitri ka gabuar në këtë rast dhe goli duhej anuluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"