MOVIOLA| Bylis- Tirana/ Ndeshje me pak probleme, gabime në pozicionet jashtë loje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2019 | 8:27

MOVIOLA| Bylis- Tirana/ Ndeshje me pak probleme, gabime në pozicionet jashtë loje

Ndeshje me disa probleme të vogla ajo mes Bylisit dhe Tiranës gjykuar nga gjashtëshja Andi Koçi, Dojando Myftaraj, Rudin Preça, Fatmir Lamaj dhe gjyqtarët e linjës, Blerim Ziri e Orlando Kuka.

bandicam 2019-10-23 14-26-33-032

Në minutën e 7-të, Kale kërkon një penallti për një shtyrje të Ymeraliajt. Gjyqtari nuk e konsideron faull shtyrjen e lojtarit të Bylisit. Pamjet nuk janë të qarta. Më shumë është për jo. Në minutën e 18-të, Kale ka topin në zotërim, por i ndërhyn Mellugja. Gjyqtari jep faull për Bylisin jo për Tiranën. Mund të qëndronte faulli për Tiranën. Për t’u vlerësuar brenda apo jashtë zone. Në minutën e 30-të, Tirana pretendon për një penallti, pasi topi është ndalur me dorë në zonë nga Mellugja. Pamjet tregojnë se nuk ka prekje të topit me dorë.

Në minutën e 40-të, gabim i anësorit Myftaraj që sinjalizon pozicion jashtë loje në dëm të Bylisit, por Guindo është nisur në pozicion të rregullt. Në minutën e 80-të, Celis kapet në pozicion jashtë loje nga anësori Preca. Pamjet filmike tregojnë se sulmuesi mund të kishte qenë në pozicion të rregullt, pasi e mbante në lojë një nga mbrojtësit e Tiranës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"