MOVIOLA| Bylis-Partizani/ Penallti e mohuar për “demat”, Brojës i falet i kuqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 13:58

MOVIOLA| Bylis-Partizani/ Penallti e mohuar për “demat”, Brojës i falet i kuqi

Bylisi-Partizani ishte vlerësuar si kryendeshja e javës, pasi u gjykua me 6 arbitra, me kryesor Eldorjan Hamitin. Rastet për moviolë nuk munguan në këtë takim.

bylis partizani

Në minutën e 12-të, Bicaj në tentativë mbulimi ndaj Bardhit i vendos krahun në fytyrë dhe sulmuesi i kuq bie në fushë. Gjyqtari vijon lojën duke mos e marrë parasysh kontestimin. Ndërhyrja ishte e dukshme, kështu që Hamiti i bie t’i ketë mohuar një penallti Partizanit, por mund të ndëshkohej me karton edhe Bicaj.

Në minutën e 44-t ka një sinjalizim për pozicion jashtë loje të Asanit, që mund të shënonte pas pasimit të dhënë nga Çinari. Rasti është i dyshimtë.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, arbitri i fal kartonin e dytë të verdhë Brojës, por mbase këtë e bëri pasi ai që i dha në minutën e 37-të ishte pak i nxituar. Sërish gabon gjyqtari me stemën e FIFA-s, duke i falur kartonin e kuq Brojës.

Minuta 54: Miqtë kontestojnë golin e Guindos për pozicion jashtë loje, por pamja televizive nuk është e mjaftueshme për të dalë në përfundimin që sulmuesi i Bylisit ishte në pozicion të parregullt kur u shërbye nga Ntepe. Rast i dyshimtë.

Kartoni i kuq i Telushit në minutën e 90-të ishte i saktë, por këtë mund ta kishte bërë më herët, në minutën e 81-të kur u përplas me Muratajn, duke i venë dorën në fyt. Arbitri e mbylli ndeshjen rreth 20 sekonda më shpejt, kur Partizani sapo nisi sulmin e fundit të sfidës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"