MOVIOLA| Bylis-Partizani/ Gjykimi i saktë te goli i ballshiotëve dhe kartoni i kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 22:31

MOVIOLA| Bylis-Partizani/ Gjykimi i saktë te goli i ballshiotëve dhe kartoni i kuq

Takimi Bylis-Partizani u gjykua nga një treshe “mikse”, me kryesor Klajdi Kolën të Kolegjiumit të Tiranës, ndërsa Orgest Grabova nga Fieri dhe Renato Malaj nga Vlora ishin ndihmës të tij.
bandicam 2020-07-06 17-50-10-319
Në përgjithësi gjykimi ishte korrekt, gjë e cila vërtetohet edhe nga vendimet e marra në rastet për moviolë.
bandicam 2020-07-06 18-04-44-754
Goli i Bylisit në minutën e 18-të pati dyshime nëse topi i gjuajtur nga Ndreca e kishte kaluar vijën apo jo. Nga përsëritjet duket qartë që arbitri ka vepruar drejt, pasi duket që portieri Hoxha e ka larguar topin pasi kishte kaluar me gjithë perimetrin e plotë vijën fatale.

I drejtë ishte kartoni i kuq për Mëllugjën, i cili u tregua i pakujdesshëm me ndërhyrjen e tij duke marrë kartonin e dytë të verdhë në minutën e 87-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"