MOVIOLA| Bylis-Kukës/ Jorgji fal sulmuesin e ballshiotëve dhe mbrojtësin e verilindorëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 22:35

MOVIOLA| Bylis-Kukës/ Jorgji fal sulmuesin e ballshiotëve dhe mbrojtësin e verilindorëve

Ndeshja e djeshme është vlerësuar nga komisioni i caktimit të arbitrave, me gjashtë të tillë. Përgjatë ndeshjes, skuadrat kanë qenë thuajse mirëkuptuese në fushë me vendimet arbitrare, duke mos kontestuar jashtë limiteve çfarë u vendos nga Jorgji dhe asistentët.

bandicam 2020-02-16 15-51-59-716

-Në minutën e 65-të, në hyrje të zonës Barjamaj ka topin në zotërim në një moment të volitshëm në zonë, por më parë ishte vërshëllyer një faull ndaj Lulajt, i cili rrëzohet. Një ndërhyrje joflagrante për një faull nga ana e lojtarit sulmues. Rast i diskutueshëm.

-Në të 69-ën, Hadroj në të majtë, pason Guindonë, i cili brenda në zonë pasi kalon sferën ndaj Xhikës, hidhet dhe simulon dukshëm sapo i afrohet portieri i Kukësit. Rast për ndëshkim, por kryesori Jorgji nuk akordon karton.

-Në të 76-ën, Guindo shtyhet nga Obanor, por nuk akordohet faull në afërsi të zonës. Duke pasur karton, mbrojtësi rrezikon disi me atë shtyrje ndaj sulmuesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"