Postuar: Prill 7, 2021 | 8:54
MOVIOLA| Benzema pretendon kot, Feliks Brysh ishte perfekt (VIDEO)
Arbitrim në limitet e perfeksionit në “Di Stefano”. Gjermani Feliks Brysh arriti të menaxhonte mjaft mirë duelin mes Realit të Madridit dhe Liverpulit.
Reali pretendoi një 11-metërsh pas një pengese të Benzemasë në zonë, por në fakt dukej sikur francezi futi këmbën te kundërshtari. Nuk kishte asnjë dyshim në momentin e golit të Salahut. Sulmuesi i Liverpulit mbahej në lojë nga Vaskez në momentin që mori pasimin nga Diogo Zhota.
I vetmi moment i dyshimtë ishte një faull i munguar për Liverpulin pasi Lukas Vaskez shton Manenë, i cili po shkonte i vetëm drejt portës kundërshtare.
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
