Moviola/ Asistentët protagonistë në Gjirokastër, pozicione të dyshimta jashtë loje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 17:48

Moviola/ Asistentët protagonistë në Gjirokastër, pozicione të dyshimta jashtë loje

Luftëtari-Lushnja u gjykua nga një treshe durrsake me kryesor Klodian Shahinin. Ky i fundit fali që në minutën e 2-të një ndërhyrje brutale të mbrojtësit Korreshi ndaj Lamçes. Më pas gjatë lojës protagonistë u bënë asistentët Lamaj dhe Sadikaj, duke ndalur disa aksione, që në bazë të pamjeve filmime, kishim të bënim me pozicione të rregullta.

luftetari lushnja

Fillimisht në minutën e 11-të pati edhe një rast shumë të dyshimtë, kur Bregu u pengua në zonë nga Korreshi dhe kryesori vijoi lojën. Ndërsa në dy raste të tjerë në minutat 16 dhe 17, Bregu del i vetëm me portierin, por anësori Sadikaj ngre flamurin, duke gabuar. Asistenti Lamaj gabon në minutën e 77-të, kur Shkurtaj mbahet në lojë nga mbrojtësi Prençi dhe del i vetëm me Spahon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"