MOVIOLA/ Arbitri i saktë te penalltia e Realit, nuk vërshëllen për 11-m për Bilbaon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 11:41

MOVIOLA/ Arbitri i saktë te penalltia e Realit, nuk vërshëllen për 11-m për Bilbaon

Moviolisti i “MARCA”, Huan Anduhar Oliver, beson se penalltia që iu akordua Realit të Madridit pasi Dani Garsia pengoi Marselon në zonë në minutën e 70-të është 11-metërsh i saktë dhe se arbitri Hoze Luis Gonzalez Gonzalez mori vendimin e duhur pavarësisht protestave të klubit bask.
download (2)
“Mund të shohim përmes teknologjisë se Dani Garsia shkeli mbi Marselon dhe penalltia duhej akorduar”, shpjegoi eksperti për “Radio Marca”. Por ka një tjetër rast të dyshimtë pas penalltisë së Realit, kur Ramos u pa se shkeli mbi Raul Garsian, por Bilbaos nuk iu akordua penallti.
1593957776_152253_1593959097_noticia_normal_recorte1
“Ndryshe te rasti i penalltisë së 1-0, shkelja e Ramosit ndaj Raul Garsias ishte e paqëllimshme”, komentoi Anduhar. Por ish-abitri Iturralde, sot eksperti i moviolës në “AS” mendon ndryshe nga kolegu i tij: “Kjo është gjithashtu një penallti. Nuk ka e paqëllimtë në futboll. Po të isha në fushë, unë do kisha vërshëllyer penallti dhe kjo është e padiskutueshme”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"