MOVIOLA| Apolonia-Lushnja/ Penalltia që acaroi miqtë, gjyqtari Ziri gabon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2020 | 15:04

MOVIOLA| Apolonia-Lushnja/ Penalltia që acaroi miqtë, gjyqtari Ziri gabon

Momenti kyç i ndeshjes në Fier ishte ai i minutës së 39-të, kur kryesori Blerim Ziri akordoi një penallti në favor të Apolonisë.
apolonia-lushnja

Një moment shumë i dyshimtë, ndërsa pamjet tregojnë se gjyqtari ka gabuar. Mone largon topin me majën e këmbës përpara se Zaimaj të ketë kontakt me të, por Ziri e konsideron të parregullt ndërhyrjen e fierakut të Lushnjës. Vendim i gabuar që i mundëson Apolonisë barazimin e rezultatit në 1-1.

Për më tepër, Mone ndëshkohet edhe me karton të verdhë për shkak të protestave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"