Moviola| Apolonia-Bylis/ Pretendohen dy penallti, goli i dyshimtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 21:46

Moviola| Apolonia-Bylis/ Pretendohen dy penallti, goli i dyshimtë

Në ndeshjen mes dy skuadrave Aplonisë dhe Bylisit, që diskutojnë mbijetesën këtë sezon, ka pasur disa raste të diskutueshme për moviolë. Në përballjen e gjykuar nga treshja me kryesor Juxhin Xhajën dhe asistentët Emigres Gançi e Xhuljo Mani pretendohen dy penallti, nga një për secilën skuadër si dhe goli që vendosi takimin dyshohet për pozicion të parregullt:

apolonia bylis

30’ Mario Gjata rrëzohet brenda zonës pas duelit me dyshen Stojanoviç dhe Hadroji dhe kërkon 11-metërsh, por Xhaja vijon lojën. Moment i dyshimtë.

32’ Ka një pretendim të mallakastriotëve për një prekje të topit me dorë nga ana e Mehmetit brenda zonës, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari që vijon lojën.

80’ Gol i shënuar nga Antoni Beji, por ka një moment të diskutueshëm. Në çastin e pasimit të Loran, sulmuesi Beji duket më i avancuar se Agiare dhe është rast i dyshimtë për autorin e golit të Bylisit. Mirëpo mungon filmimi në këndin e duhur për të saktësuar pozicionimin e sulmuesit në momentin e marrjes së pasimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"