MOVIOLA/ Alla rikthehet në Durrës pas dënimit nga FSHF-ja. Dyshime për 3 penallti për Skënderbeun, por nuk jepet asnjë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 14:48

MOVIOLA/ Alla rikthehet në Durrës pas dënimit nga FSHF-ja. Dyshime për 3 penallti për Skënderbeun, por nuk jepet asnjë (VIDEO)

Rikthimi i Laver Allës pas dënimit nga FSHF pikërisht për një ndeshje të Teutës dhe Skënderbeut në “Niko Dovana” në fazën e tretë, ka sjellë sërish polemika. Ka pasur disa raste të dyshimta, ku korçarët pretenduan tre penallti, por arbitri lushnjar nuk akordoi asnjë.laver alla (1)

54′ Mensah rrëzohet në zonë pas një dueli me Hoxhën. Arbitri vazhdon lojën. Rast shumë i dyshimtë.

58′ Krasniqi kroson në zonë, ndërsa kërkon prekje të topit me dorë nga Todorovski. Alla vazhdon lojën, ndërsa pamjet nuk janë të qarta.

68′ Protesta pa fund të Arapit, Hoxhës dhe Aleksit tek anësori Avdo për një faull. Alla nuk merr asnjë masë ndëshkuese.

85′ Mara shërben te Gripshi në zonë, por ndërhyn Todorovski, që e kap me dorë nga fanella dhe lojtari i Skënderbeut rrëzohet. Arbitri nuk jep 11-metërsh, në një rast në limitin e penalltisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"