“Motori s’bën, kështu do vritem”, Ianone shpërthen ndaj Aprilia-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 20:37

“Motori s’bën, kështu do vritem”, Ianone shpërthen ndaj Aprilia-s

Në Valencia dje u vijua me dytën e dytë të testeve në Moto GP. Për skuadrën Aprilia dita nisi aspak mirë, pasi fillimisht në testet e mëngjesit u rrëzua në kthesën e fundit Aleiks Espargaro (fatmirësisht pa pasoja), ndërsa më pas Andrea Ianone ishte i detyruar të ndalonte në kthesën numër 1. 

Ioanone Aprilia

Motori tij RSGP u përfshi nga flakët. Për fat të mirë, piloti pati kohën e nevojshme për të ndaluar, duke i evituar pasojat që mund të rezultonin fatale. Në momentin e futjes në bokse, Ianone ua shprehu të gjithë zhgënjimin e tij mekanikëve: “Boll më! Kështu do të vritem duke u përplasur në mur me 300 km/h! Kam dhjetë herë që ju them që motori nuk bën!” shpërtheu italiani.

Ndërsa për sa u përket testeve, për të dytën ditë radhazi Yamaha dominon duke regjistruar tripletë në Valencia. Më i shpejti në testet e djeshme në cirkuitin “Ricardo Tormo” ishte Maverik Vinjales, i cili e ndali kronometrin në kohën 1’29″849. Një kohë më e mirë edhe se ajo që arriti të shtunën Fabio Kuartararo, ku mori “pole position në garën e fundit të sezonit. Ishte pikërisht Kuartararo ai që u rendit i dyti, duke lënë pas Franko Morbidelin.

Ianone

Mark Markez dhuroi kohën e shtatë më të mirë, ndërsa Valentono Rosi u rendit i nënti, me Yamahën e tij që shfaqi probleme elektrike. Piloti i Dukatit, Andrea Doviciozo, nuk mundi të shkonte më shumë se vendi i 11-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"