MotoGP ka një lider të ri, Fabio Kuartararo fiton edhe në Andaluzi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2020 | 15:27

MotoGP ka një lider të ri, Fabio Kuartararo fiton edhe në Andaluzi

Fitorja e dytë rradhazi për Fabio Kuartararon në MotoGP, i cili shkëputet i vetëm në krye të klasifikimit. Piloti francez kaloi i pari finishin në çmimin e madh të Andaluzisë .

kuartararo.jpg motogp

Kuartarao dominoi të gjithë garën, teksa u nis nga Pole Position dhe e kryesoi nga fillimi deri në fund garën. Ai madje regjistroi edhe xhiron më të shpejtë në pistën e “Jerez de la Frontera”. Në vendin e dytë dhe të tretë u rënditen dy pilotët e Jamahës, Vinales dhe Rosi. Vendi i katërt i takoi japonezit Nagami.

Në këtë garë mungoi Mark Markez por jo vëllai i tij, Aleks i cili u rëndit në vendin e 8-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"