MOTO GP/ Vinjales triumfon në Malajzi, “alieni” Markez thyen një rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 10:05

MOTO GP/ Vinjales triumfon në Malajzi, “alieni” Markez thyen një rekord

Maverik Vinjales triumfoi ditën e sotme në Çmimin e Madh të Malajzisë në Moto GP. Spanjolli bëri një garë perfekte, dhe e mbylli i pari vijën e finisht në pistën e Sepang.

vinjales markez doviciozo

Kampioni tashmë i shpallur i botës, Mark Markez, bëri një garë mjaft të mirë, pas rrëzimit ditën e djeshme në prova, ku e nisi nga vendi i 11-të. Markez parakaloi pothuajse të gjithë para tij, dhe e mbylli i dyti. Podiumin e plotësoi Andrea Doviciozo, që e mbylli i treti.

Paraqitje e mirë edhe për Valentino Rosin, që garën e përfundoi në vedin e katërt. Ndërkohë, Mark Markez ka vendosur një rekord këtë sezon, duke arritur më shumë pikë të grumbulluara ndonjëherë në një sezon, plot 395 pikë, pas vendit të dytë ditën e sotme. Ai kalon Lorencon, që në vitin 2010 kishte arritur 383 të tilla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"