Moto GP/ Spilberg pista e Doviciozos, garë spektakolare e Binder

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2020 | 15:29

Moto GP/ Spilberg pista e Doviciozos, garë spektakolare e Binder

Andrea Doviciozo ka fituar në çmimin e madh të Moto Gp në pistën e Spilberg të Austrisë. Ky është suksesi i pestë rresht për Dukatin dhe Doviciozon në pistën e Austrisë.

Andrea doviciozo

Në vendin e dytë u rëndit Joan Mir me Suzukin, ndërsa në të tretin Xhek Miler me Dukati. Një garë spektakolare zhvilloi Brand Binder që u nis nga vendi i 17-të dhe e mbylli garën në vendin e katërt. Gara e çmimit të madh të Austrisë ishte vërtet e çmendur, pas një aksidenti të frikshëm.

Një kontakt mes pilotit francez Zarko dhe atij italian Morbideli shaktoi një përplasje të frikshme, me pjesët e motorit që i kaluan para fytyrës së Rosit i cili shmangu përplasjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"