Moto GP shpall kampionin e ri/ Fabio Kuartararo triumfon në çmimin e madh të Emilia-Romanjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2021 | 19:23

Moto GP shpall kampionin e ri/ Fabio Kuartararo triumfon në çmimin e madh të Emilia-Romanjës

Fabio Kuartararo është kampioni i ri i MOTO GP-së pas përplasjes së rivalit të tij Peko’ Banjania. Piloti i Jamahas renditej me 52 pikë ndaj italianit . Ky i fundit po kryesonte garën por humbi kontrollin  e motorrit të tij Dukati.

fabio

Në përfundim të garës Kuartararo u shfaq shumë i lumtur për këtë triumf.

“Ende nuk mund ta besoj, është një ndjesi e papërshkrueshme. Jam duke jetuar ëndrrën time dhe ndihem shumë mirë”, u shpreh francezi.

Shancet që Kuartararo të fitonte ishin shumë të pakta sepse ai e nisi garën nga vendi i 15-të, kurse Banjania e nisi i pari.  Momentalisht Jamaha ndodhet 12 pikë prapa ekipit të Dukatit. Kuartarao bëhet francezi i parë që shpallet kampion i Moto GP-së.

motorr

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"