MOTO GP/ Rrëfim shokues, Maraco Melandri: U infektova me dëshirë, nuk doja të vaksinohesha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 13:57

MOTO GP/ Rrëfim shokues, Maraco Melandri: U infektova me dëshirë, nuk doja të vaksinohesha

Marco Melandri, ish piloti i Moto GP, ka bërë së fundmi një rrëfim shokues duke pranuar se është infektuar me vetëdije të plotë pasi është kundër vaksinimit: “U infektova qëllimisht, por hasa shumë vështirësi për ta marrë virusin.

motor

E bëra me vetëdije për të qenë në korrekt me rregullat, për të qëndruar i qetë për disa muaj pasi nuk e shihja vaksinën si një alternative të vlefshme”.Marco Melandi vijon betejën e tij të gjatë në rrjetet sociale duke qenë kundër green pass, dhe kundër vaksinës me detyrim.

Melandri e bërë publik historinë e tij në funksion të kauzës që ka nisur: “Jam mirë, kam qenë mirë që në momentin e parë, totalisht asimptomatik. Jam negativ prej disa kohësh, dhe nuk do ta kisha kuptuar nëse nuk do të ma kishte thënë një djalë që doli pozitiv pas kishte pasur kontakt me mua. Shumë njerëz tani, pasi kanë bërë dy doza të vaksinës, preferojnë të infektohen se sa të bëjnë dozën e tretë”, u shpreh ndër të tjera, Marco Melandri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"